Ndalohet dalja jashtë vendit e kryetarit  të parlamentit të Irakut
(last modified Tue, 02 Aug 2016 19:12:02 GMT )
Gusht 02, 2016 21:12 Europe/Tirane
  • Ndalohet dalja jashtë vendit e kryetarit  të parlamentit të Irakut

Kryeministri i Irakut ka shpallur të ndaluar largimin jashtë shtetit të kryetarit të parlamentit

Sipas një njoftimi të agjencisë Sumarie News, Hejdar Ebadi ka nxjerrë vendimin që ndalon largimin jashtë vendit të Salim Xhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut. Ky vendim u nxor menjëherë pas deklaratave të ministrit të mbrojtjes së Irakut z. Khaled Ubajdi i cili ka deklaruar se kryetari i parlamentit është implikuar në shitjen e jashtëligjshme të armëve. Deri në atë kohë kur hetimet të japin rezultat personat nënshkrues në kontratën e shitjes dhe blerjes së armatimeve nuk kanë të drejtë të largohen nga vendi ka deklaruar kryeministri irakian Ebadi. Kryeministri irakian, Hejdar Ebadi ka vendosur ndalesa udhëtimi për disa zyrtarë të parlamentit pas akuzave për korrupsion. Zyra e kryeministrit Ebadi ka bërë të ditur sot se ai ka urdhëruar ndalim të përkohshëm udhëtimi ndaj atyre që akuzohen me qëllim që të hetohet vlefshmëria e dyshimeve. Vendimi është marrë pasi ministri i mbrojtjes Khaled Ubajdi e akuzojë kryetarin e parlamentit, Salim Xhaburi dhe disa deputetë se janë të përfshirë në korrupsion dhe trysnitë për kryerjen e disa marrëveshjeve që janë në vlerë prej disa miliarda dollarë. Ubajdi është thirrur në parlament më 1 gusht për t’iu përgjigjur akuzave për korrupsion në ministrinë e tij.

Tags