Krijohet kabineti i sigurisë irakiane nën kryesimin e Heidar Ebadi
(last modified Mon, 08 Aug 2016 18:21:49 GMT )
Gusht 08, 2016 20:21 Europe/Tirane
  • Krijohet kabineti i sigurisë irakiane nën kryesimin e Heidar Ebadi

Kryeministri irakian me praninë e tij në kabinetin e sigurisë, ka theksuar për gatishmërinë e forcave irakiane për çlirimin e rajoneve të cilat akoma janë nën kontrollin e grupit terrorist takfirist ISIS.

Sipas kanalit televiziv Al Irakie, Heidar Ebadi, kryeministër i Irakut, të hënën në takimin e kabinetit të sigurisë irakiane në Bagdad, ka kërkuar nga anëtarët e këtij kabineti vazhdimin e fitoreve të forcave irakiane në luftën kundër terroristëve. Ebadi në këtë takim ka theksuar për rëndësinë e koordinimeve e të të gjitha qendrave ushtarake dhe të sigurisë sidomos në punën e inteligjencës.  

Tags