Regjimi sionist arreston 37 palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar 37 palestinezë.
Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se forcat e ushtrisë së regjimit sionist të martën kanë arrestuar 37 punëtorë palestinezë me pretekst se nuk kishin leje për të hyrë në Palestinën e pushtuar. Sipas këtij burimi, këta punëtorë palestinezë janë arrestuar në një zonë bujqësore në qendër të Izraelit. Palestinezët e arrestuar që gjysma e tyre janë nën moshën madhore-ligjore, u janë dorëzuar autoriteteve policore të regjimit sionist. Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i OKB përsëri ka dënuar ndërtimin e kolonive sioniste nga ana e regjimit sionist. Agjencia Associated Press e lajmeve njoftoi se Ban Ki Moon ka dënuar programet e regjimit sionist për ndërtimin e një kolonie të re sioniste dhe për krimin e një zone industriale në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Frahan Haq, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, të martën ka thënë se Ban Ki Moon është i shqetësuar se ndërtimi i një kolonie sioniste të re do të dëmtojë perspektivën për formimin e vendit të pavarur të Palestinës. Ban Ki Moon kërkon që tu jepet fund vendimeve të tilla jo konstruktive të regjimit sionist me qëllim të arritjes së paqes.