Forcat sioniste sulmojnë palestinezët
Forcat sioniste duke sulmuar rajone të ndryshme të BPLJ dhe të Kodsit të pushtuar kanë arrestuar me dhjetëra palestinezë.
Sipas një njoftimi të agjencisë palestineze të lajmeve, forcat e regjimit sionist kanë sulmuar sot qytetet Nablus dhe Selif në veri të rajonit BPLJ dhe pasi kanë bastisur shtëpitë e banimit dhe dyqanet e palestinezëve kanë arrestuar 5 palestinezë. Forcat sioniste kanë sulmuar edhe qytezën Gerave Beni Hasan dhe kanë arrestuar disa palestinezë të tjerë. Ndërsa në jug të qytetit Urif në jug të Nablusit, forcat sioniste kanë arrestuar një student palestinez. Forcat e regjimit pushtues të Kodsit dy palestinezë i kanë arrestuar dhe rrëmbyer në provincën Ramallah. Pothuajse çdo ditë forcat sioniste ndjekin të rinjtë palestinezë dhe i arrestojnë ata. Vlen të theksohet se në burgjet e regjimit sionist mbahen më shumë se 7 mijë palestinezë.