Erdogan mirëpret ambasadorin e ri të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37603-erdogan_mirëpret_ambasadorin_e_ri_të_regjimit_sionist
Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, pas gjashtë vitesh tensione në marrëdhëniet diplomatike mes Ankarasë dhe Tel Avivit, në pallatin presidencial të tij në Ankara ka pranuar letrat kredenciale të Eitan Naeh, ambasadorit të ri të regjimit sionist në Turqi.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Dhjetor 06, 2016 02:44 Europe/Tirane
  • Erdogan mirëpret ambasadorin e ri të regjimit sionist

Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, pas gjashtë vitesh tensione në marrëdhëniet diplomatike mes Ankarasë dhe Tel Avivit, në pallatin presidencial të tij në Ankara ka pranuar letrat kredenciale të Eitan Naeh, ambasadorit të ri të regjimit sionist në Turqi.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se me dorëzimin e këtyre letrave kredenciale, rifillojnë marrëdhëniet e Turqisë dhe Izraelit pas një krize dhe tensioneve disa vjeçare. Marrëdhëniet e Turqisë dhe të regjimit sionist janë përkeqësuar që nga 31 maji 2010, pas sulmit të komandove izraelite ndaj anijes Mavi Marmara të Turqisë e cila ishte nisur për të dërguar ndihma humanitare për banorët e Rripit të Gazës në Palestinë. Gjatë këtij sulmi janë vrarë dhjetë aktivistë turq të të drejtave të njeriut. Si pasojë e këtij sulmi dhe për shkak se Tel Avivi nuk kërkoi falje zyrtare, Turqia në muajin shtator të vitit 2010 ndërpreu bashkëpunimet e saj ushtarake me Izraelin dhe dëboi ambasadorin e regjimit sionist nga Ankaraja. Mirëpo gradualisht të dy palët kanë filluar negociatat gati sekrete për normalizimin e marrëdhënieve dhe më 27 qershor të vitit 2016, u deklarua plani i marrëveshjes për kompromis mes të dy palëve. Deputetët e Turqisë më 20 gusht të këtij viti miratuan planin për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist. Eitan Naeh më parë gjatë viteve 1993-1997, ka punuar në ambasadën e Izraelit në Ankara. Ai gjithashtu nga viti 1999 deri në vitin 2009 ishte drejtor i drejtorisë për çështje të Turqisë, Qipros dhe Greqisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit. Ai ka qenë edhe ambasador i Izraelit në Republikën e Azerbajxhanit dhe funksionari i dytë i ambasadës së regjimit sionist në Londër.