Sejed Hasan Nasrullah: Fitorja në Siri është afër
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38032-sejed_hasan_nasrullah_fitorja_në_siri_është_afër
Sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hebullah) ka theksuar se fitorja në Siri dhe në Alepo është afër dhe kjo fitore do të ushtrojë ndikim të madh mbi zhvillimet në Siri, në Mosul të Irakut dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 02:57 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah: Fitorja në Siri është afër

Sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hebullah) ka theksuar se fitorja në Siri dhe në Alepo është afër dhe kjo fitore do të ushtrojë ndikim të madh mbi zhvillimet në Siri, në Mosul të Irakut dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hebullah), deklaroi se myslimanët dhe të krishterët e rajonit po përballen me sfida kulturore dhe të identitetit për shkak të kërcënimeve të Izraelit dhe të grupeve takfiriste. Sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze vuri në dukje se këto kërcënime së pari kanë filluar në Palestinë me qëllim të sulmit ndaj simboleve fetare të myslimanëve si ndalimi i transmetimit të ezanit nga xhamitë në këtë vend dhe shtoi se këto sfida nga Palestina kanë arritur në Irak, Siri, Nigerie dhe në vendet e tjera myslimane. Sejed Hasan Nasrullah në fund saktësoi se Amerika dhe perëndimi financon terrorizmin dhe po mbështet atë më armatim dhe kjo është pikërisht ajo çfarë ka pohuar Donald Trump dhe është vërtetuar edhe me zbulimin e e-mailave të Hillari Klinton.