Abdulahian: Zgjidhja e krizës siriane është vetëm politike
(last modified Mon, 23 Jan 2017 19:52:01 GMT )
Janar 23, 2017 20:52 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Zgjidhja e krizës siriane është vetëm politike

Këshilltari special i kryetarit të parlamentit të Iranit shprehu besimin se bisedimet e paqes që po zhvillohen në Astana do të kenë rezultat konkret për zgjidhjen e krizës siriane dhe shtoi se të gjithë duhet të përqënrohen në luftën serioze kundër terrorizmit dhe në zgjidhjen politike të krizës në Siri.

Husein Amir Abulahian, këshilltari special i kryetarit të parlamentit të Iranit, në takimin e zhvilluar sot në Bejrut me kryetarin e parlamentit të Libanit Nabi Berri, deklaroi se Irani ka bërë përpjekje të mëdha në luftën kundër grupeve terroriste e ekstremiste, por për triumfin përfundimtar në këtë luftë, është e nevojshme pjesëmarrja e të gjitha shteteve të botës. Ai pas takimit me Nabi Berri, në një konferencë shtypi për gazetarët deklaroi se gjatë takimit me kryeparlamentarin libanez janë diskutuar edhe cështje të tjera rajonale si cështja e Palestinës, Jemenit, Irakut dhe Sirisë.

 

Tags