Nasrullah: Hezbullahu nuk frikësohet nga Izraeli dhe Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45148-nasrullah_hezbullahu_nuk_frikësohet_nga_izraeli_dhe_amerika
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, duke folur në rastin e përvjetorit të martirizimit të komandantëve dhe liderëve të rezistencës, vlerësoi lartë qëndresën e  Imam Khomeinit (ra) si dhe uroi liderin suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, funksionarët dhe popullin iranian me rastin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 16, 2017 17:38 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Hezbullahu nuk frikësohet nga Izraeli dhe Amerika

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, duke folur në rastin e përvjetorit të martirizimit të komandantëve dhe liderëve të rezistencës, vlerësoi lartë qëndresën e  Imam Khomeinit (ra) si dhe uroi liderin suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, funksionarët dhe popullin iranian me rastin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik.

Sejed Hasan Nasrullah në përvjetorin e martirizimit të komandantëve dhe liderëve të rezistencës si Sejed Abas Mosavi, Rakeb Harb dhe Emad Mognie, theksoi: Duket se qëndrimet e Izraelit ndaj Hezbullahut të Libanit janë ashpërsuar dhe ky regjim e konsideron Hezbullahun si kërcënimin kryesor të tij dhe kjo është burim krenarie për rezistencën islamike libaneze. “Kërcënimet e  Izraelit nuk janë diçka e re, por këto kërcënime madje edhe kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili e inkurajon Natanjahun për të sulmuar Libanin, nuk e trembin Hezbullahun”, theksoi Sejed Hasan Nasrullah. Sekretari i përgjtihshëm i Hezbullahut në vazhdim shtoi: “Disa vende arabe janë të gatshme të paguajnë shpenzimet e agresioneve të Izraelit kundër Libanit dhe ekzisitojnë faktet të qarta që tregojnë se këto vende arabe e kanë ndihmuar Izraelin edhe gjatë agresionit të vitit 2006 kundër Libanit.