Sejed Hasan Nasrullah: Kërcënimi ushtarak ndaj Iranit, është luftë psikologjike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45448-sejed_hasan_nasrullah_kërcënimi_ushtarak_ndaj_iranit_është_luftë_psikologjike
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka thënë se kërcënimi ushtarak ndaj Iranit është një luftë psikologjike për të ushtruar presion ndaj lidershipit, qeverisë dhe popullit të Iranit me qëllim që të marrin më shumë privilegje ose për ta detyruar Iranin që të heqë dorë nga parimet dhe vlerat e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 21, 2017 03:56 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah: Kërcënimi ushtarak ndaj Iranit, është luftë psikologjike

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka thënë se kërcënimi ushtarak ndaj Iranit është një luftë psikologjike për të ushtruar presion ndaj lidershipit, qeverisë dhe popullit të Iranit me qëllim që të marrin më shumë privilegje ose për ta detyruar Iranin që të heqë dorë nga parimet dhe vlerat e tij.

Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut, të hënën në mbrëmje në një intervistë ekskluzive me agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve, vuri në dukje se Uashingtoni nuk është në një pozitë që të sulmojë ushtarakisht Iranin dhe tha: "Amerikanët e dinë se Republika Islamike e Iranit nuk është e vetme. Lufta në Siri, nuk është luftë vetëm kundër grupeve terroriste, por është një luftë me disa vende arabe dhe perëndimore me në krye Amerikën që janë aleatë të grupeve terroriste." Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut, në vazhdim vuri në dukje edhe faktin se agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit gati po mbush dy vite dhe tha se në këtë agresion ushtarak, Amerika, regjimi sionist dhe disa vendeve arabe kanë prani të drejtpërdrejtë. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në këtë intervistë foli edhe për politikën shtypëse të regjimit Al Khalifa kundër qytetarëve të Bahrejnit dhe tha: "Regjimi Al Khalifa me burgosjen dhe dënimin e revolucionarëve bahrejnas, synon të shtypë revolucionin e qytetarëve bahrejnas.