Plagosen gazetarët nga sulmi me armë kimike i ISIS në Mosul
Terroristët e ISIS gjatë luftimeve në Mosul të Irakut kanë përdorur gazra kimike dhe kanë plagosur disa gazetarë dhe reporterë të luftës të cilët janë dërguar në spitalet lokale.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se grupi terrorist ISIS të hënën pasdite ka përdorur gazra kimike gjatë luftimeve në qytetin Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut kundër ushtrisë së këtij vendi dhe thuhet se gjatë këtij sulmi me armë kimike janë plagosur edhe disa gazetarë dhe reporterë të luftës dhe disa pjesëtarë të forcave të ushtrisë irakiane. Grupi terrorist ISIS gjatë dy javëve të kaluara disa herë ka përdorur armë kimike që sipas ekspertëve këto armë kishin përmbajtje të gazit mustardë. Terroristët e ISIS këto armë kimike i kanë përdorur kundër forcave të ushtrisë dhe civilëve irakianë në qytetin Mosul. Autoritetet politike dhe të sigurisë së Irakut pohojnë se terroristët e ISIS pas disfatave në betejat e luftës, ka shtuar sulmet me armë kimike dhe kryerjen e operacioneve terroriste në rajonet urbane të Irakut.