Zbulohet vendstrehimi i raketave anti-ajrore të ISIS
Gusht 22, 2017 04:40 Europe/Tirane
Ushtria e Libanit në kufirin me Sirinë, ka zbuluar një vendstrehim të terroristëve të ISIS që përdorej për lëshimin e raketave anti-ajrore.
Ushtria libaneze në këtë vend strehim ka zbuluar disa raketahedhës, bomba dhe granata, predha anti-tank dhe raketa anti-ajrore që përdoreshin nga grupi terrorist ISIS. Xhozef Aun, komandant i ushtrisë libaneze ditën e shtunë ka dhënë urdhër për nisjen e operacionit të gjerë kundër grupit terrorist ISIS, operacion i quajtur Faxhr’xhurud. Më herët ushtria libaneze së bashku me Hezbullahun ka nisur operacionin kundër terroristëve në lartësitë Arsal dhe Galemun. Operacioni i nisur më 21 korrik është përqendruar kundër terroristëve të Frontit Nusra.
Tags