Sejed Hasan Nasrullah: Rezistenca ndryshon ekuacionet në favor të myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58909-sejed_hasan_nasrullah_rezistenca_ndryshon_ekuacionet_në_favor_të_myslimanëve
Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, në takimin vjetor të tij me predikuesit fetarë në prag të muajit Muharrem , theksoi se rezistenca në Siri ka fituar dhe ajo çfarë ka mbetur janë beteja sporadike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 12, 2017 09:42 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah: Rezistenca ndryshon ekuacionet në favor të myslimanëve

Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, në takimin vjetor të tij me predikuesit fetarë në prag të muajit Muharrem , theksoi se rezistenca në Siri ka fituar dhe ajo çfarë ka mbetur janë beteja sporadike.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi: "Në fillim të krizës në Siri, kam shkuar në Iran dhe jam takuar me Ajetullah Khamenei, liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Në atë kohë të gjithë besonin se sistemi shtetëror i Sirisë brenda 2 ose 3 muajve do të rrëzohet. Ne paraqitëm pikëpamjet tona dhe thamë se nëse nuk do të luftojmë në Damask, atëherë duhet të luftojmë në tërë rajonet e Libanit. Tani janë duke ndodhur zhvillime të mëdha të cilat do të ndryshojnë të gjitha ekuacionet e në favor të popujve të rajonit".