Partia e Barzanit kërkon ndihmë nga regjimi sionist
(last modified Fri, 29 Sep 2017 07:03:34 GMT )
Shtator 29, 2017 09:03 Europe/Tirane
  • Partia e Barzanit kërkon ndihmë nga regjimi sionist

Burime të afërta me zyrën administrative të rajonit të Kurdistanit të Irakut kanë thënë se liderët e partisë demokratike të Kurdistanit të Irakut, të kryesuar nga Masud Barzani, kanë kërkuar ndihmë nga regjimi sionist për të penguar mbylljen e aeroportit të këtij rajoni.

Qeveria e Irakut ditën e enjte në reagimin e parë të saj kundrejt referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit të Irakut, njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare në drejtim të aeroportit të Kurdistanit.  Rajoni i Kurdistanit të Irakut më 25 shtator organizoi referendumin për ndarjen e tij nga Iraku. Ky referendum u mbajt megjithëse është kundërshtuar në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Mirëpo liderët e partisë demokratike të Kurdistanit të Irakut kanë kërkuar ndihmë nga Izraeli që ky i fundit të ushtrojë presione mbi qeverinë amerikane dhe Uashingtoni të detyrojë Bagdadin të heqë dorë nga vendimi mbi dy aeroportet në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Më herët kjo parti i kishte kërkuar Izraelit që të ndërhynte në krizën e krijuar mes Arbilit dhe Bagdadit nëpërmjet Amerikës. Regjimi sionist që është pro ndarjes së vendeve të pavarura dhe islamike të Iranit, është i vetmi që ka mbështetur referendumin e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Beniamin Netanjahu ka deklaruar se ndarja e Kurdistanit nga Iraku është në interes të këtij regjimi.

Tags