Mbi dy milionë të pranishëm në ceremoninë e Ashures në Qerbela
(last modified Sun, 01 Oct 2017 17:07:48 GMT )
Tetor 01, 2017 19:07 Europe/Tirane
  • Mbi dy milionë të pranishëm në ceremoninë e Ashures në Qerbela

Ceremonia e Ashures huseiniane përfundoi sot në Qerbela dhe sipas zyrtarëve lokalë, numri i pelegrinëve të pranishëm në ceremoninë në këtë qytet e kaloi shifrën e dy milionë njerëzve.

Qindra mijëra pelegrinë, nga India, Pakistani, Afganistani, Irani, Azerbajxhani, Libani dhe shumë vende të tjera, shkuan në Qerbala, ku zyrtarët thanë se numri i tyre arrin në mbi 2 milionë. Gjithashtu, miliona myslimanë në Iran dhe vende të tjera myslimane përkujtuan ditën e dhjetë të Muharremit që shënon përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (as), Imamit të tretë të myslimanëve shi’itë. Për myslimanët, Ashura, dita e dhjetë e Muharremit, shënon kulmin e ceremonive të muajit Muharrem dhe përkujton martirizimin e Husein ibn Aliut, nipit të Profetit Muhamed (savs) në betejën e Qerbelasë në 10 Muharrem të vitit 61 hixhri kameri. Beteja e Qerbelasë midis një grupi të vogël përkrahësish dhe të afërmish të Imam Huseinit dhe një ushtrie të madhe të Kalifit Emevit, Jezidit, simbolizon luftën midis të mirës dhe së keqes.

 

Tags