Irani Islamik i zhytur në zi në Arbainin  e Imam Huseinit (a.s)
(last modified 2024-08-25T07:15:25+00:00 )
Gusht 25, 2024 09:15 Europe/Tirane
  • Irani Islamik i zhytur në zi në Arbainin  e Imam Huseinit (a.s)

Irani Islamik është zhytur në zi në Arbainin e Imam Huseinit (a.s), në ditën e 40-të të martirizimit të Imam Huseinit dhe shokëve të tij besnikë.

Sot (e dielë), 20 Safar 1446 Hixhri (25 gusht 2024), është Arbaini i martirizimit të Imam Huseinit (a.s), Imamit të tretë të myslimanëve shi'itë të botës dhe shokëve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelasë.

Miliona pelegrinë nga e gjithë bota, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, kanë hyrë në qytetin e Qerbelasë në Irakun jugor në këtë ditë për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit të  Imam Huseinit (a.s).

Sipas Shtabit Qendror të Arbainit në Iran, 3.32 milionë shtetas iranianë kanë kaluar deri më tani pikat kufitare tokësore iraniane në Irak në drejtim të Qerbelasë dhe procesi po vazhdon pa probleme.

Grupe të mëdha pelegrinësh nga e gjithë bota udhëtojnë në këmbë drejt qytetit të shenjtë të Qerbelasë për të marrë pjesë në tubimin më të madh vjetor islamik në botë.

Imam Huseini (a.s) dhe 72 shokët e tij u martirizuan në Betejën e Qerbelasë në Irakun jugor në vitin 680 pas Krishtit pasi luftuan me guxim për drejtësi kundër ushtrisë shumë më të madhe të kalifit umajad, Jezidi I.

 

Tags