Pezeshkian viziton faltoret e Imam Hosseinit (as) dhe Abulfazl al-Abbas (AS)
(last modified 2024-09-13T07:33:23+00:00 )
Shtator 13, 2024 09:33 Europe/Tirane
  • Pezeshkian viziton faltoret e Imam Hosseinit (as) dhe Abulfazl al-Abbas (AS)

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, vizitoi faltoret e shenjta të Imam Huseinit (a.s.) dhe Abulfazl al-Abbas (a.s.).

Sipas IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, i cili është në krye të një delegacioni të rangut të lartë ka shkuar në Irak, pasi zhvilloi një takim zyrtar me zyrtarë të lartë irakianë, ditën e dytë të udhëtimit të tij shkoi në Qerbela dhe vizitoi faltoren e shenjtë të imam Aliut (as). Pezeshkian në Qerbela u prit nga prefekti i zonës dhe më pas ai vizitoi faltoret e Hazret Aba Abdullah al-Hussein (a.s.) dhe Hazret Abulfazl al-Abbas (a.s.).  Të enjten, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vizitoi Erbilin dhe Sulejmanijen dhe u takua dhe bisedoi me autoritetet e Rajonit të Kurdistanit të Irakut. Mëngjesin e kësaj të premteje, në ditën e tretë të udhëtimit të tij në Irak, Pezeshkian do të udhëtojë për në Basra dhe do të informohet nga afër për disa projekte të kompanive iraniane në Basra. Massoud Pezeshkian mbërriti të mërkurën në Bagdad në krye të një delegacioni të lartë të zyrtarëve politikë dhe ekonomikë të Iranit dhe u prit zyrtarisht nga kryeministri i Irakut. Ai më pas duke marrë pjesë në memorialin e dëshmorëve të rezistencës bëri nderimet e tij për dëshmorët Haxh Kasem Sulejmani dhe Ebu Mehdi Al-Muhandis. Në ditën e parë të udhëtimit të tij, ai pati takime të veçanta me presidentin, kryeministrin, kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor, krerët e kuadrit koordinues të forcave politike shiite irakiane dhe nënkryetarin e parë të parlamentit irakian.

Tags