Hyrja e konvojit me ndihma humanitare iraniane në Alepo të Sirisë
(last modified Tue, 03 Oct 2017 11:29:17 GMT )
Tetor 03, 2017 13:29 Europe/Tirane
  • Hyrja e konvojit me ndihma humanitare iraniane në Alepo të Sirisë

Konvoji me ndihma humanitare iraniane ka hyrë sot (e martë) në qytetin sirian Alepo.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, konvoji përmban ndihma humanitare për qytetarët e Alepos, duke përfshirë 200 ton ndihma ushqimore, prodhime farmaceutike, veshmbathje dhe pajisje shkollore, të cilat shpërndahen në bashkëpunim me Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë. Më herët, më 20 dhe 26 shtator 2017, dy konvoje me ndihma humanitare iraniane janë dërguar në qytetin Deir Al Zur. Konvoji i parë përfshinte 20 kamionë me ndihma si ushqim, medikamente, veshje etj., që peshonin rreth 1000 ton, ndërsa konvoji i dytë peshonte 40 tonë me ndihma ushqimore, mjekësore, veshmbathje dhe pajisje shkollore.

 

Tags