Regjimi sionist sulmon përsëri Sirinë
Mediat të mërkurën në mbrëmje kanë njoftuar për sulmin e avionëve luftarakë të regjimit sionist në Siri.
Gazeta libaneze “Al-Mustaghbel” në një raport të saj ka shkruar se avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar rajonin Boludan në perëndim të provincës së Damaskut në Siri. Edhe kanali televiziv Al Alam njoftoi se avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar rajonin Al-Hisa në provincën Homs në qendër të Sirisë. Agjencia Reuters e lajmeve gjithashtu ka raportuar se ushtria e Sirisë ka hedhur një raketë tokë-ajër në drejtim të avionëve izraelitë dhe u është kundërpërgjigje sulmeve të avionëve sionistë. Para kësaj, regjimi sionist në kuadër të mbështetjes ndaj grupeve terroriste, disa herë ka sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane dhe objektet e infrastrukturës së këtij vendi.