Beteja përfundimtare kundër mbetjeve të ISIS në lindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64263-beteja_përfundimtare_kundër_mbetjeve_të_isis_në_lindje_të_sirisë
Ushtria e Sirisë dhe forcat e rezistencës kanë filluar operacionet e tyre për t'i dhënë fund mbetjeve të grupit terrorist ISIS në një rajon shkretinor në Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 12, 2017 10:09 Europe/Tirane
  • Beteja përfundimtare kundër mbetjeve të ISIS në lindje të Sirisë

Ushtria e Sirisë dhe forcat e rezistencës kanë filluar operacionet e tyre për t'i dhënë fund mbetjeve të grupit terrorist ISIS në një rajon shkretinor në Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtria e Sirisë me mbështetjen e forcave të rezistencës islamike, të martën ka filluar fazën e fundit për spastrimin e mbi 5000 km2 të rajoneve të rrethuara të grupit terrorist ISIS në provincat Dejr Al-Zur dhe Homs. Ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj ditën e kaluar pas luftimeve me mbetjet e terroristëve të ISIS, kanë spastruar rreth 2000 km2 të rajoneve në juglindje të Dejr Al-Zur. Ushtria e Sirisë dhe forcat e rezistencës gjithashtu gjatë ditëve të kaluara kanë marrë nën kontroll të plotë zona të gjera në lindje të provincës Dejr Al Zur duke përfshirë edhe puse naftore. Pas marrjes nën kontroll të shumicës së rajoneve të kësaj province nga ushtria siriane, banorët e këtyre zonave kanë filluar të kthehen në vendbanimet e tyre.