Delegacioni parlamentar i Iranit takohet me kryeministrin e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66291-delegacioni_parlamentar_i_iranit_takohet_me_kryeministrin_e_sirisë
Delegacioni parlamentar i Iranit ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Sirisë. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se delegacioni parlamentar i Iranit i kryesuar nga Ahmed Salek, të dielën ka zhvilluar një takim me Imad Khamis, kryeministri i Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2018 12:54 Europe/Tirane
  • Delegacioni parlamentar i Iranit takohet me kryeministrin e Sirisë

Delegacioni parlamentar i Iranit ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Sirisë. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se delegacioni parlamentar i Iranit i kryesuar nga Ahmed Salek, të dielën ka zhvilluar një takim me Imad Khamis, kryeministri i Sirisë.

Ahmed Salek në këtë takim deklaroi se transferimi i eksperiencave në fushën e rindërtimit të infrastrukturës pas luftës tetë vjeçare të Republikës Islamike të Iranit, mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Sirisë. Ahmed Salek gjithashtu duke kritikuar politikat e Amerikës dhe të regjimit sionist në mbështetje të grupeve terroriste në rajon, tha: "Politikat e Amerikës synojnë vetëm shtimin e krizës në rajonin e Lindjes së Mesme dhe forcimin e regjimit sionist, prandaj vendet islame me unitet duhet të përballen me këto politika". Imad Khamis, kryeministri i Sirisë, në këtë takim vuri në dukje rolin mbështetës të Iranit ndaj popullit dhe ushtrisë siriane në luftën kundër grupeve terroriste dhe deklaroi: "Zhvillimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Sirisë dhe Republikës Islamike të Iranit, është i domosdoshëm".