Hariri: Hezbullahu i Libanit është pjesë e Qeverisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66693-hariri_hezbullahu_i_libanit_është_pjesë_e_qeverisë
Kryeministri i Libanit ka deklaruar se nuk ka kurrfarë problemi me pjesëmarrjen e Hezbullahut në qeverinë e këtij vendi dhe ndërhyrja e çfarëdo pale në çështjet e brendshme të Libanit është e papranueshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2018 13:41 Europe/Tirane
  • Hariri: Hezbullahu i Libanit është pjesë e Qeverisë

Kryeministri i Libanit ka deklaruar se nuk ka kurrfarë problemi me pjesëmarrjen e Hezbullahut në qeverinë e këtij vendi dhe ndërhyrja e çfarëdo pale në çështjet e brendshme të Libanit është e papranueshme.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sa’d Hariri, kryeministri i Libanit, në një intervistë me gazetën amerikane “Wall Street Journal”, ka thënë se Hezbullahu është pjesë e qeverisë së Libanit dhe kjo qeveri gjithëpërfshirëse përfshinë të gjitha partitë e mëdha politike të Libanit dhe pikërisht kjo çështje garanton stabilitetin politik në Liban si dhe unitetin e këtij vendi. Kryeministri i Libanit duke theksuar nevojën e përqendrimit të Bejrutit në interesat kombëtare pa ndërhyrjen e asnjë pale të jashtme, tha: “Nuk mund të pranojmë që një palë e jashtme të ndërhyjë në politikat e Libanit, ndërsa marrëdhëniet tona me Iranin ose me cilindo shtet arab të Gjirit Persik duhet të jenë në nivelin më të mirë dhe këto marrëdhënie duhet të jenë në shërbim të interesave kombëtare të Libanit”.