Fillimi i bisedimeve midis Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Soçi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67277-fillimi_i_bisedimeve_midis_iranit_rusisë_dhe_turqisë_në_soçi
Përfaqësuesit e vendeve garantuesve të Kongresit Kombëtar të Dialogut të Sirisë filluan negociatat në Soçi për të kryer koordinimet e fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2018 12:07 Europe/Tirane
  • Fillimi i bisedimeve midis Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Soçi

Përfaqësuesit e vendeve garantuesve të Kongresit Kombëtar të Dialogut të Sirisë filluan negociatat në Soçi për të kryer koordinimet e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i jashtëm i RII për çështje politike, Alexander Lavrentiev, i dërguari special i presidentit rus për çështjen e Sirisë dhe zv/ministri i jashtëm turk Sedat Unal, po zhvillojnë bisedimet në Soçi. Negociatorët kryesore të tre vendeve garantuese të procesit të Astanasë në këtë takim, po kryejnë koordinimet e fundit rreth organizimit të Takimit të negociatave kombëtare siriane që do të mbahet më 1 shkurt të këtij viti në Soçi. Sot po ashtu, zv/ministri i jashtëm i RII për çështje politike dhe i dërguari i posaçëm i presidentit rus për çështjen e Sirisë kanë zhvilluar një takim në Soçi. Hosein Xhaberi Ansari dhe Alexander Lavrentiev kanë diskutuar në lidhje me organizimin dhe planet e Kongresit të negociatave kombëtare në Siri të cilat do të mbahen më 29 dhe 30 Janar në qytetin Soçi.