Ushtria siriane konfirmon sulmin raketor izraelit në periferi të Damaskut
Ushtria siriane ka lëshuar një deklaratë duke theksuar gatishmërinë e forcave të armatosura siriane për të mbrojtur vendin, pas një sulmi kundër Sirisë nga forcat izraelite dhe ka shtuar se sistemi i mbrojtjes raketore i ushtrisë siriane i ka rezistuar këtij sulmi.
Sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, ushtria siriane në këtë deklaratë ka konfirmuar lajmin për sulmin izraelit në periferi të Damaskut dhe ka shtuar: Ky sulm raketor është kryer nga brenda territorit libanez. Në deklaratën e ushtrisë siriane thuhet se raketat kanë synuar një nga bazat ushtarake të ushtrisë siriane në periferi të Damaskut, të cilat sistemi sirian i mbrojtjes raketore arriti të çaktivizonte shumicën e tyre. Komandanta e ushtrisë siriane ka thënë se forcat e armatosura siriane janë në gjendje të neutralizojnë çdo sulm dhe të vazhdojnë luftën e tyre kundër terrorizmit dhe Izraeli është përgjegjës për pasojat e rrezikshme të aventurave dhe akteve të terrorizmit. Regjimi sionist këtë të mërkurë sulmoi me raketa Qendrën Kërkimore të Sirisë në rajonin Xhamraja në veriperëndim të kryeqytetit sirian.