Inspektorët e Agjencisë për Ndalimin e Armëve Kimike futen në Duma
(last modified Tue, 17 Apr 2018 06:14:58 GMT )
Prill 17, 2018 08:14 Europe/Tirane
  • Inspektorët e Agjencisë për Ndalimin e Armëve Kimike futen në Duma

Ministria e jashtme e Rusisë njoftoi se ekipi i inspektorëve të Agjencisë për Ndalimin e përhapjes së armëve Kimike, nesër do të arrijnë në qytetin Duma për të kryer hetimet e tyre.

Sipas një njoftimi të agjencisë Syria News, një prej zyrtarëve të ministrisë së mbrojtjes të Rusisë në një konferencë për shtyp ka thënë: Sot një ekip i sigurisë nga OKB ka shkuar për të analizuar rrugën për në qytetin Duma dhe nesër ekipi i ekspertëve të Agjencisë për Ndalimin e përhapjes së armëve kimike, do të shkojë në qytetin Duma për të nisur hetimet përkatëse. Ishte parashikuar që ekipi i ekspertëve të arrinte në Duma ditën e hënë, mirëpo kreu i kësaj agjencie u ka bërë të ditur palëve ruse dhe siriane se grupi nuk është futur për arsye sigurie. Disa vende perëndimore dhe Rusia akuzojnë njëri tjetrin për pengimin e procesit të punës të grupit hetues lidhur me përdorimin e armëve kimike në Siri dhe akuzojnë se kanë penguar futjen e inspektorëve të Agjencisë për ndalimin e përhapjes së armëve kimike në qytetin Duma të Sirisë. Ekipi i ekspertëve të Agjencisë për ndalimin e përhapjes së armëve kimike, arriti në Siri ditën e shtunë kur Amerika, Anglia dhe Franca kryen sulme raketore ndaj bazave siriane.

Tags