Irani thekson përfundimin e luftës në Jemen
Lufta në Jemen për nga dëmet njerëzore ka marrë përmasa të tmerrshme dhe është kthyer në një katastrofë njerëzore për shkak se në këtë vend po vihet re shuarja e një kombi.
Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. Husein Xhaberi Ansari asistenti i lartë i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike ka thënë se Irani në kuadër të përpjekjeve të tij për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Jemen, prej qershorit do të nisë raundin e tretë të bisedimeve me palën evropiane. Arabia Saudite duke dhënë mbështetje financiare dhe ushtarake për grupet terroriste në Irak, Siri dhe Jemen, ka krijuar kushtet për futjen e faktorit të huaj në rajon. Arabia Saudite veten e saj e kujton një fuqi të rajonit, por kjo nuk është gjë tjetër veçse një imagjinatë. Nisja e luftërave dhe formimi i koalicioneve agresore dhe shkatërruese nga njëra anë janë bërë shkak për hapjen e rrugës për futjen e faktorit të huaj në rajon dhe nga ana tjetër për shfaqjen e grupeve terroriste në Azinë perëndimore. Duhet thënë se kjo situatë ka krijuar një gjendje të pasigurt në rajon që është në dëm të të gjitha vendeve të rajonit. Shembull i qartë është eksperienca e përjetuar në Afganistan, Irak dhe në Siri. Republika Islamike e Iranit thekson vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit pa ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, duke respektuar vullnetin e popullit, si dhe duke kundërshtuar ndërhyrjen e faktorit të huaj. Irani për të ndihmuar në vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon ka propozuar krijimin e asamblesë kombëtare të dialogut në Gjirin Persik. Mirëpo autoritetet saudite nuk duan ta pranojnë rolin konstruktiv të Iranit. Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik në një takim të tij me mijëra punonjës dhe punëdhënës, ka folur mbi zhvillimet në rajon dhe kat hënë se amerikanët duan që të mos paguajnë koston e përballjes së tyre me Republikës Islamike të Iranit dhe me kombin e fuqishëm iranian dhe këtë kosto duan tua imponojnë disa qeverive të rajonit. Disa vende të rajonit duhet ta dinë se nëse përballen me Republikën Islamike të Iranit, padyshim do të dështojnë dhe pësojnë dëme. Nëse ata kanë logjikë nuk duhet të mashtrohen nga Amerika. ndihmat e Iranit me konsulentë ushtarakë për Irakun dhe prania në Siri, është bërë me kërkesë nga qeveritë legjitime të këtyre vendeve. Kjo është një kosto të cilën e Irani po e paguan për tu përballur e terrorizmin dhe për të vendosur stabilitet në rajon. Irani nuk ka ndërmend të përballet ose të kryejë konkurrencë destruktive me asnjë prej fqinjëve të tij mes tyre Arabinë Saudite dhe është i vendosur për bashkëpunim pozitiv në rajon.