Ansarullah: Populli jemenas përballet me koalicionin më të rrezikshëm në botë
Zëdhënësi i lëvizjes popullore jemenase Ansarullah, pasi përmendi futjen e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite në listën e zezë të OKB tha se populli jemenas përballet me koalicionin më të rrezikshëm të botës.
Muhamed Abdul’selam shtoi se qëndresa e popullit jemenas kundrejt koalicionit më të rrezikshëm në botë, ka ndikim strategjik në rajon. OKB në një vlerësim të saj ka theksuar se koalicioni saudit ka shkelur të drejtat e fëmijëve në Jemen. Sipas raportit të OKB më shumë se 1300 fëmijë jemenas janë vrarë dhe plagosur shumica e të cilëve për shkak të sulmeve ajrore të koalicionit saudit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.