Netanjahu përsërit akuzat e tij kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79669-netanjahu_përsërit_akuzat_e_tij_kundër_iranit
Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ditën e hënë në Kodsin e Pushtuar u takua me Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2018 05:22 Europe/Tirane
  • Netanjahu përsërit akuzat e tij kundër Iranit

Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ditën e hënë në Kodsin e Pushtuar u takua me Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë.

Në këtë takim Netanjahu akuzoi iranian për dërgimin e armëve në Siri dhe nga Lavrov kërkoi të mbyllë të gjitha pikat kufitare të Sirisë me Libanin për të penguar futjen e Hezbullahut dhe armëve të Hezbullahut në Siri. Kryeministri i regjimit sionist gjithashtu pretendoi se Irani përpiqet të krijojë bazë ushtarake në Siri. Ai ka paralajmëruar se Izraeli do të ndërmarrë çdo veprime për të penguar përpjekjet e Iranit për të ngritur një bazë ushtarake në Siri. Në përgjigje të akuzave të regjimit sionist, autoritetet e Rusisë kanë theksuar se prania e Iranit në Siri është vetëm në kuadër të konsulencës me kërkesë të qeverisë siriane. Moska ka thënë se Rusia, Irani dhe Hezbullahu janë mbështetës të Sirisë në luftën kundër terrorizmit. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.