Plagosen 390 palestinezë në protestën për të drejtën e kthimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80903-plagosen_390_palestinezë_në_protestën_për_të_drejtën_e_kthimit
Vetëm në protestat e organizuara dhe për të drejtën e kthimit, janë plagosur të mbi 395 palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2018 02:38 Europe/Tirane
  • Plagosen 390 palestinezë në protestën për të drejtën e kthimit

Vetëm në protestat e organizuara dhe për të drejtën e kthimit, janë plagosur të mbi 395 palestinezë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Palestine Today sipas të cilës forcat sioniste kanë qëlluar ndaj protestuesve paqësorë palestinezë në kufirin e rripit të gazës, ku ata ishin mbledhur për të shprehur të drejtën e kthimit të palestinezëve. Shumë prej të plagosurve palestinezë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Protesta e madhe e palestinezëve për të drejtën e kthimit ka nisur prej 30 marsit që është Dita e Tokës. Nga ajo datë e deri më tani forcat sioniste kanë martirizuar 149 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 16 mijë të tjerë. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit, si dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar krimet e sionistëve. Regjimi sionist duke konfiskuar territoret palestineze dhe duke ndërtuar koloni sioniste, synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës dhe asaj t’i jap nuanca sioniste me qëllim që të stabilizojë sundimin e tij mbi Palestinën. Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 158 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 16,500 të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.