Forcat saudite të sigurisë qëllojnë me armë zjarri ndaj protestuesve
Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, punëtorët e kompanisë Izmil të varur nga kompania Armako e naftës në Arabinë Saudite janë ngritur në protesta për shkak të vonesës 6 mujore të pagave të tyre, mirëpo policia dhe forcat e rendit të Arabisë Saudite ndaj tyre kanë qëlluar me armë zjarri.
Aktivistë të internetit kanë nisur një fushatë të titulluar “ Punëtorët e Izmil, kanë 6 muaj pa u paguar”. Në këtë fushatë është thënë se Arabia Saudite për luftën kundër Jemenit shpenzon me miliarda dollarë ndërkohë që ajo nuk mund të japë pagat e punëtorëve në këtë vend. Arabia Saudite ka nisur luftën kundër Jemenit që nga viti 2015 dhe sipas punëtorëve të kompanisë Izmil, në përllogaritjet më optimist shpenzimet e regjimit Al Saud në këtë luftë në ditë janë 200 milion dollarë. Nga agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit deri më sot janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë.