Toga saudite për vrasjen e gazetarëve
(last modified Fri, 09 Nov 2018 07:46:29 GMT )
Nëntor 09, 2018 08:46 Europe/Tirane
  • Toga saudite për vrasjen e gazetarëve

Në një kohë kur Arabia Saudite vazhdon të përballet me kritika të ashpra për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, ky vend nuk heq dorë nga vrasja e gazetarëve. Ditë më parë pas torturave të rënda në burg, është vrarë Turki bin Abdul’aziz al-Xhasir një tjetër gazetar nga Arabia Saudite. Kanali televiziv BBC në një raport të tij njoftoi se autoritetet e Arabisë Saudite kanë ngritur një ekip prej 50 personash për të eliminuar kundërshtarët dhe opozitarët e regjimit Saudit.

Një prej burimeve sauditë në një intervistë për BBC Arabic, ka thënë se deri tani ky ekip ka kryer operacione të shumta brenda në Arabinë Saudite dhe jashtë saj kryesisht në Evropë për të eliminuar kundërshtarët dhe opozitarët e regjimit saudit dhe ka shtuar se: Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi nuk ishte rasti i parë i zhdukjes së opozitarëve nga persona të afërt me Muhamed bin Selman. Ditë më parë burimet mediatike kanë njoftuar për vrasjen e një gazetari tjetër të Arabisë Saudite nën torturat çnjerëzore të regjimit Al Saud. Llogaria në rrjetet sociale “Të burgosurit politik” e cila publikon lajmet në lidhje me të burgosurit dhe rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, ka shkruar se Turki bin Abdulaziz Al-Xhasir, gazetar dhe shkrimtar i Arabisë Saudite, është vrarë nën torturat çnjerëzore të autoriteteve të sigurisë së regjimit Al Saud në burg. Sipas këtij burimi, autoritetet saudite kanë pretenduar se ky gazetar ishte përgjegjës i llogarisë “Keshkul” në Tëitter që zbulonte shkeljet e të drejtave të njeriut nga autoritetet e Riadit. Disa burime informative kanë deklaruar se autoritetet saudite nëpërmjet spiuneve që kanë në zyrën e Twitter në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë zbuluar gazetarin Turki bin Abdulaziz Al-Xhasir dhe në muajin mars të këtij viti e kanë arrestuar atë. Muhamed Al-Moasari, opozitar i regjimit Al Saud dhe shkencëtar i fizikës, ka zbuluar se Muhamed bin Selman ka insistuar në masë shumë të madhe për t’u hakmarrë ndaj Jamal Khashoggi, gazetarit kritik të regjimit Al Saud, ndërsa theksoi se Donald Trump duke fshehur informacionet në lidhje me këtë çështje, në realitet është pjesëmarrës në këtë vrasje. Muhamed Al-Moasari në një intervistë me kanalin televiziv Al Mejadin duke cituar burime të afërta me familjen mbretërore saudite, ka thënë: “Bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, ka insistuar në masë të madhe që t’i këpusin kokën Jamal Khashoggi dhe t’ia dërgojnë atij në Riad në mënyrë që ai të kënaqet me hakmarrje”. Al-Moasari ka thënë se informacionet e arritura në zyrën e Trump që nga viti 2017, tregojnë se komploti për vrasjen e Khashoggi ishte bërë me bashkëpunim me funksionarët e Amerikës, për arsye se Turqia i ka dërguar Donald Trump një kopje të një faili që përmbante zhvillimet brenda në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe shumë detaje në lidhje me vrasjen e Khashoggi. Ky opozitar i regjimit Al Saud gjithashtu ka theksuar se Bin Selman kurrë nuk largohet nga pushteti në mënyrë paqësore, prandaj ekziston mundësia për shpërthimin e një konflikti të armatosur në mesin e familjes mbretërore që sundon në Arabinë Saudite. Urdhri për vrasjen e gazetarit saudit, njëherazi kritik i ashpër i regjimit, Jamal Khashoggi, ka ardhur nga “nivelet më të larta” të qeverisë së Riadit. Kjo është akuza më e fortë e lëshuar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan gjatë një shkrimi në “Uashington Post”.

Tags