Një tërmet prej 6.1 ballësh godet Indonezinë
(last modified Tue, 05 Feb 2019 20:20:15 GMT )
Shkurt 05, 2019 21:20 Europe/Tirane
  • Një tërmet prej 6.1 ballësh godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi provincën Sumatra Veriore të Indonezisë.

Sië bënë të ditur agjencia e meteorologjisë dhe gjeofizikës në këtë vend, tërmeti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa epiqendra ishte 130 kilometra në juglindje të Niasit Jugor në një thellësi prej 11 kilometrash nën shtratin e detit. Nuk ka raportime për viktima dhe nuk janë lëshuar paralajmërime për cunami. Indonezia përjetoi një sërë katastrofash natyrore vitin e kaluar, përfshirë tërmetet në disa pjesë të ishullit Lombok.

Tags