Arabia Saudite e tmerruar nga manovrat “ Vilajeti 97”
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85961-arabia_saudite_e_tmerruar_nga_manovrat_vilajeti_97
Manovrat detare të ushtrisë iraniane në detin e omani ka ngjallur frikën dhe tmerrin e Arabisë Saudite. Kjo frikë ka qenë aq e madhe saqë autoritetet e këtij veni kanë njoftuar për organizimin e manovrave të përbashkëta me vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2019 04:47 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite e tmerruar nga manovrat “ Vilajeti 97”

Manovrat detare të ushtrisë iraniane në detin e omani ka ngjallur frikën dhe tmerrin e Arabisë Saudite. Kjo frikë ka qenë aq e madhe saqë autoritetet e këtij veni kanë njoftuar për organizimin e manovrave të përbashkëta me vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik.  

Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Today, ushtria e Iranit në detin e Omanit ka nisur manovrat më të gjera dhe më specifike të quajtur “ Vilajeti 97”, ndërkohë që Arabia Saudite do të zhvillojë manovrat e quajtura Mburoja e Ishullit në zonën lindore të këtij vendi në bashkëpunim me vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të gjirit Persik. Abdullah Kehtani, komandanti i zonave lindore ka pretenduar se këto manovra do të jenë manovrat më të gjera në rajon dhe do të zgjasin deri më 14 mars. Manovrat e mëdha detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ( Vilajeti 97” të koduara me emrin Zahra(sa) kanë nisur ditën e premte dhe do të zgjasin 3 ditë. Manovrat organizohen nga njësitet mbi dhe nën ujë, të ndihmuar nga forcat ajrore.