Protesta të gjera të banorëve të Gazës kudër AAP
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86554-protesta_të_gjera_të_banorëve_të_gazës_kudër_aap
Me mijëra palestinezë të Rripit të Gazës janë mbledhur në një protestë dhe kanë protestuar kundër Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 17, 2019 12:56 Europe/Tirane
  • Protesta të gjera të banorëve të Gazës kudër AAP

Me mijëra palestinezë të Rripit të Gazës janë mbledhur në një protestë dhe kanë protestuar kundër Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom të Palestinës.

Qendra palestineze për informim ka njoftuar se kjo protestë është organizuar kundër masave ndëshkuese të Autoritetit Autonom të Palestinës ndaj Rripit të Gazës dhe kundër bllokadës së vendosur ndaj këtij rajoni nga AAP dhe regjimi sionist dhe ndaljen e rrogave të familjeve të martirëve të dhe të të burgosurve palestinezë.

Protestuesit palestinezë kanë hedhur slogane kundër Mahmud Abas dhe kanë kërkuar largimin e tij nga kryesia e AAP. Edhe më parë banorët palestinezë të Rripit të Gazës shumë herë kanë protestuar kundër veprimeve të Mahmud Abas ndaj Rripit të Gazës.