Trump mbështet plotësisht krimet e sionistëve ndaj palestinezëve
Presidenti amerikan me një tjetër veprim përkrahës të tij ndaj regjimit sionist ka mbështetur vrasjen e palestinezëve nga regjimi i Izraelit në sulmet kundër Gazës.
Donald Trump i cili njihet për veprimet e tij anti-palestineze dhe në shërbim të regjimit pushtues sionist, ditën e hënë në një mesazh në Twitter pa përmendur krimet e regjimit sionist ndaj palestinezëve u është drejtuar atyre duke thënë: Lëshimi i raketave kundër Izraelit për ju nuk do të sjellë gjë tjetër veçse mjerim. Raundi i ri i tensioneve dhe luftimeve mes regjimit sionist dhe rezistencës palestineze kanë nisur që nga dita e premte. Deri tani në sulmet e regjimit sionist në Gaza janë martirizuar 24 palestinezë dhe plagosur 170 të tjerë. Më 25 mars presidenti amerikan me një veprim që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe që është kundër rezolutave të KS të OKB, ka njohur sovranitetin e regjimit sionist mbi lartësitë Golan të Sirisë. Pas kundërpërgjigjes së prerë dhe të fuqishme të grupeve të Rezistencës së Palestinës ndaj sulmeve ushtarake të Izraelit, regjimi sionist për herë të dytë ka pësuar disfatë në gjatë muajt e fundit dhe u detyrua të pranojë armëpushim të përkohshëm. Avionët luftarak dhe artileria e regjimit sionist kanë bombarduar rajone të ndryshme në Rripin e Gazës duke filluar nga dita e premte, agresion ky që është përballur me kundërpërgjigje të prerë nga ana e grupeve të rezistencës së Palestinës Hamas dhe Xhihadi Islamik i Palestinës. Kjo luftë vetëm pas katër ditëve rezultoi në armëpushim të përkohshëm me ndërmjetësimin e Egjiptit. Kjo luftë katër ditore mund të analizohet nga këndvështrime të ndryshme. Së pari, kjo luftë edhe njëherë tregoi se Izraeli nuk bënë dallim mes civilëve dhe forcave ushtarake. Si pasojë e sulmeve të regjimit sionist janë martirizuar 25 palestinezë dhe janë plagosur 154 persona të tjerë që në mesin e martirëve vërehen edhe dy gra shtatzëna, dy foshnje të palindura, dy foshnje në gji si dhe një fëmijë. Martirizimi i këtyre persona sidomos martirizimi i foshnjave të palindura dhe i fëmijës, edhe njëherë vërtetoi se Izraeli është një regjim fëmijëvrasës. Së dyti, lufta katër ditore ka vërtetuar se Izraeli nuk ka taktikë dhe strategji luftarak, sepse vetëm synon bombardimin dhe për të mbrojtur gjithashtu ka lidhur shpresat vetëm në sistemin "kupola e hekurt", funksioni i të cilit është shumë i dobët. Së treti, lufta katër ditore ka treguar se kapaciteti kundërajror i grupeve të Rezistencës së Palestinës ka shënuar një progres të konsiderueshëm sepse gjatë kësaj 4 dite janë hedhur mbi 650 raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të territoreve të pushtuara dhe kolonive sioniste të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe raketa "Bedr-3" është raketa më e re e grupeve të Rezistencës së Palestinës që është përurua në këtë luftë. Gjatë këtyre sulmeve raketore janë vrarë katër izraelitë dhe mbi 140 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë kjo luftë ka treguar goditjen precize të raketave të Rezistencës së Palestinës. Grupet e Rezistencës së Palestinës kanë goditur një automjet ushtarak të Izraelit ndërkohë që shumë pranë tij lëvizte një tren me civilë dhe konsiderohej objektiv shumë më i lehtë për grupet e Rezistencës së Palestinës, por ato nuk kanë për objektivë civilët. Së katërti, si pasojë e kundërpërgjigjes së prerë dhe të fuqishme të grupeve të Rezistencës së Palestinës, është krijuar një frikë e madhe në mesin e kolonëve sionist në rajonet e afërta me Rripin e Gazës dhe të paktën 35% e kolonëve sionist në ato rajone janë arratisur nga shtëpitë e tyre.