Plagosen disa palestinezë në demonstratat e Ditës së Nekbatit
May 15, 2019 15:55 Europe/Tirane
Disa palestinezë u plagosën në një sulm të ushtarëve sionistë ndaj demonstruesve palestinezë në Gazën lindore.
Të paktën tetë civilë palestinezë u plagosën demonstratat e Ditës së Nekbatit në Gazën lindore, tha të mërkurën Ministria palestineze e shëndetësisë. Mijëra palestinezë sot u mblodhën në Ramallah dhe rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës, me rastin e përvjetorit të 70-të të Nekbatit (ditës së okupimit të Palestinës). Pjesëmarrësit në këtë protestë theksuan mbi unitetin dhe kundërshtimin e planit amerikan të ashtuquajtur "marrëveshja e shekullit".
Tags