Vazhdojnë polemikat e Arabisë Saudite kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88361-vazhdojnë_polemikat_e_arabisë_saudite_kundër_iranit
Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ditën e mërkurë edhe një herë ka lëshuar disa pretendime të pabaza kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 30, 2019 04:35 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë polemikat e Arabisë Saudite kundër Iranit

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ditën e mërkurë edhe një herë ka lëshuar disa pretendime të pabaza kundër Iranit.

Ibrahim Asaf në takimin përgatitor të OBI që u mbajt në Mekë ka akuzuar Iranin për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të rajonit. ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, qeveria e të cilit prej 4 vitesh po ndjek një luftë përgjakshme në Jemen, luftë që ka krijuar katastrofë njerëzore në këtë vend, pretendon se ndërhyrjet e Iranit kanë shkaktuar vuajtje për kombin jemenas. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm, ka vrarë mbi 7300 fëmijë jemenas dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.