"Pa shkrepur as një raketë, Nasrallah e ktheu Izraelin përmbys"
Fjalimi i fundit i Hasan Nasrallah, sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, vazhdon të bëjë tituj kryesorë në mediat e Izraelit, duke nxitur një valë të analizash.
"Meqë Nasrallahu e di se shërbimet sekrete të Izraelit i ndjekin fjalët e tij, ai ka nisur një luftë të tmerrshme psikologjike kundër Tel Avivit. Ai e di mirë se autoritetet izraelite kanë dështuar të sigurojnë izraelitët rreth aftësisë së ushtrisë për t'i mbrojtur ata që nga dështimi i vitit 2006 në Liban. Fjalët e Nasrallahut nuk ishin të reja, por ai njihet se e mban fjalën e tij dhe pa hedhur një raketë të vetme, ai e ktheu gjithë Izraelin me kokë poshtë ", tha analisti i faqes së internetit News 1, Yoni Ben-Menachem. "Ushtarët e Njësisë së Inteligjencës të Izraelit 8,200 (" 8200 "është një njësi e inteligjencës izraelite që është forca ekzekutive e ushtrisë kibernetike të regjimit sionist) kanë kaluar gjithë fundjavën duke deshifruar fjalë për fjalë intervistën e dhënë nga Hasan Nasrallah me rastin e 13 vjetorit të përfundimit të luftës së dytë me Libanin », shkruan në faqen e saj të internetit gazeta Makor Rishon. "Fjalimi i Nasrallahut u ilustrua nga një hartë e Izraelit (territoret e pushtuara të Palestinës), sipas faqes së internetit që thekson se që nga viti 2000, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut ka arritur të forcojë statusin e tij jo vetëm në Liban, por edhe në Izrael. Kështu që nuk ka ushtar apo komandant në ushtrinë izraelite që nuk e përmendin atë. Për shkak të personalitetit të fortë dhe sinqeritetit të tij, ai e ka transformuar një organizatë të vogël ushtarake në një ushtri shtetërore dhe po flet për të mbrojtur tërë Libanin. Prandaj Izraeli ka çdo arsye që të ketë frikë nga një armik që e bën Libanin e përçarë, një vend me një forcë mbrojtëse kombëtare ".