Riadi pretendon se është i gatshëm të bashkëpunojë me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89735-riadi_pretendon_se_është_i_gatshëm_të_bashkëpunojë_me_iranin
Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në OKB ka pretenduar se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Iranin në bazë të parimit të fqinjësisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 24, 2019 04:31 Europe/Tirane
  • Riadi pretendon se është i gatshëm të bashkëpunojë me Iranin

Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në OKB ka pretenduar se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Iranin në bazë të parimit të fqinjësisë.

Abdullah Mualemi, përfaqësues i Arabisë Saudite në OKB në takimin e KS të kësaj organizate ka thënë: Ne jemi të gatshëm që në bazë të parimit të fqinjësisë së mirë dhe mos ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve, të vendosim lidhje me Iranin. Mualemi megjithatë përsëriti pretendimet boshe të Arabisë Saudite kundër Iranit dhe shtoi se sjellja e Iranit në rajon kërcënon stabilitetin. Kjo është në kohën kur regjimi Al-Saud duke mbështetur grupet terroriste dhe vahabiste në rajon, ka kërcënuar disa herë sigurinë e Iranit. Arabia Saudite gjithashtu duke i dhënë leje ushtrisë amerikane që të vendosë me qindra trupa, avionë dhe sisteme raketore në bazë Princi Sulltan pranë Riadit, mundohet të ruajë procesin e ushtrimit të presioneve ndaj Iranit.