56 të vrarë e plagosur në sulmin e Turqisë në Siri
(last modified Thu, 10 Oct 2019 07:13:13 GMT )
Tetor 10, 2019 09:13 Europe/Tirane
  • 56 të vrarë e plagosur në sulmin e Turqisë në Siri

Menjëherë pas nisjes së operacionit të ushtrisë turke në verilindje të Sirisë, 56 persona janë vrarë dhe plagosur.

I ashtuquajtur Observatori për të drejtat e njeriut në Siri, njoftoi se në operacionin e Turqisë janë vrarë 8 civilë mes tyre 4 gra dhe fëmijë që janë pjesë e forcave kurde demokratike të Sirisë. Ndërsa 13 civilë kurdë janë vrarë në sulmet me avionë dhe topa të ushtrisë turke. Forcat kurde të Sirisë duke reaguar ndaj operacionit ushtarak të Turqisë, kanë sulmuar dy qytetet Xhilan Penar dhe Nasibin në zonat jugore të Turqisë. Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë ditën e mërkurë në formë zyrtare dha urdhër për nisjen e operacionit ushtarak në zonat veriore të Sirisë. Sipas palës turke, objektiv i këtij sulmi janë forcat kure YPG dhe të PKK dhe grupi terrorist ISIS. Deri më tani burimet informative bëjnë të ditur vrasjen e 15 personave dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve gjatë operacionit të ndërmarrë nga ushtria turke.

 

 

Tags