Siria thekson përballjen me agresionin e Turqisë
(last modified Thu, 10 Oct 2019 12:43:03 GMT )
Tetor 10, 2019 14:43 Europe/Tirane
  • Siria thekson përballjen me agresionin e Turqisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka theksuar vendimin e këtij vendi për t'u përballur me agresionin e Turqisë me të gjitha mjetet e mundshme ligjore.

Kanali televiziv Al-Akhbarija njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë me anë të një deklarate, ka dënuar ashpër sulmin ushtarak të Turqisë në pjesën verilindore të Sirisë dhe ka deklaruar se disa organizata të kurde që ndjekin politikën e Amerikës janë përgjegjëse për zhvillimet aktuale në këtë rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në këtë deklaratë tha se Turqia me këtë agresion, ka dëmtuar të gjithë procesin e saj politik dhe ka theksuar: "Sulmi ushtarak ndaj kufijve të Sirisë është shkelje e hapur e rezolutave të Këshillit të Sigurisë së OKB për respektimin e integritetit dhe sovranitetit të Sirisë".

Pavarësisht marrëveshjeve të arritura mes Turqisë dhe Amerikës më 7 gusht për krijimin e një rajoni të sigurisë në verilindje të Sirisë që u përball me kundërshtimin e Damaskut, Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e hënë pas një bisede telefonike me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, ka deklaruar se do të tërheqë forcat ushtarake amerikane nga rajonet kufitare të Sirisë.

Ky veprim është përkundër premtimit të Amerikës e cila më parë u kishte dhënë militantëve kurd në veri të Sirisë për mbrojtjen e tyre përball sulmeve të mundshme të ushtrisë së Turqisë.

 

Tags