Vajza e gjeneral Sulejmanit takohet me Sejed Hasan Nasrullah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94352-vajza_e_gjeneral_sulejmanit_takohet_me_sejed_hasan_nasrullah
Zejnab Sulejmani, vajza e gjeneralit martir Kasem Selamin, komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare, është takuar me Sejed Hasan Nasrullah sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2020 05:31 Europe/Tirane
  • Vajza e gjeneral Sulejmanit takohet me Sejed Hasan Nasrullah

Zejnab Sulejmani, vajza e gjeneralit martir Kasem Selamin, komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare, është takuar me Sejed Hasan Nasrullah sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Menar të lajmeve, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në këtë takim lidhur me gjeneral Kasem Sulejmanin ka thënë; Zoti i Madhërisht e ka drejtuar gjeneral Kasem Sulejmanin në xhihad dhe në martirizim dhe jeta e tij përfundoi me rezultatin më të bukur ( martirizimi). Zejnab Sulejmani ditën e enjte në kuadër të ceremonisë kushtuar martir gjeneral Kasem Sulejmani që u organizua nga grupi i çështjeve të femrave të Hezbullahut dhe institutit kulturor të Libanit në qytetin Dhahia në jug të Bejrutit, mbajti një fjalim për të pranishmit. Vajza e gjeneral Kasem Sulejmanit në këtë ceremoni tha se armiqtë nuk dëshirojnë që të rinjtë e islamit të jenë guximtarë mirëpo ata kurrë nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore.