Forcat jemenase shkatërrojnë një dron saudit në Naxhran
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95129-forcat_jemenase_shkatërrojnë_një_dron_saudit_në_naxhran
Forcat kundërajrore të Jemenit të mërkurën kanë shkatërruar një dron spiunazh të koalicionit saudit në provincën Naxhran, në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2020 14:10 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase shkatërrojnë një dron saudit në Naxhran

Forcat kundërajrore të Jemenit të mërkurën kanë shkatërruar një dron spiunazh të koalicionit saudit në provincën Naxhran, në jug të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat ushtarake të Jemenit kanë deklaruar se ky dron është goditur në rajonin Al-Suvah në provincën Naxhran.

Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit që nga fillimi i agresionit të koalicionit saudit në Jemen e deri më tani kanë rrëzuar me dhjetëra dron spiunazh të Arabisë Saudite dhe të aleatëve të saj.

Forcat jemenase viteve të fundit kanë ngritur kapacitetet mbrojtëse në masë të konsiderueshme dhe pavarësisht bllokadës së gjithanshme ndaj këtij vendi që është vendosur nga regjimi saudit, kapaciteti mbrojtës i Jemenit po shtohet për çdo ditë e më tepër.

Ushtria e Jemenit të dielën ka prezantuar katër sisteme të reja rakektore me emra “Thakib-1”, “Thakib-2”, “Thakib-3” dhe “Fatir-1” në qytetin Sana të Jemenit.