Koalicioni saudit ka shkelur 174 herë armëpushimin në Hudejda
Agjencia Masira e lajmeve njofton se koalicioni agresor saudit në 24 orët e kaluara ka shkelur 174 herë armëpushimin në provincën Hudejda.
Sipas kësaj agjencie avionët agresorë sauditë dhe mercenarët e tyre kanë sulmuar me raketa dhe topa zona të ndryshme të provincës Hudejda. Vetëm në sulmin e kryer nga koalicionit saudit në rajonin Tahita pjesë e provincës Hudejda, 7 civilë mes tyre një fëmijë janë plagosur. Armëpushimi i vendosur në Suedi mes përfaqësuesve të Sanas dhe ato të Riadit ka nisur të zbatohet prej 18 dhjetorit 2018 por që është shkelur vazhdimisht nga koalicioni saudit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.