Disa burime spekulojnë për vdekjen e mbretit Selman bin Abdulaziz
Një personalitet e njohur i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shumë i afërt me Muhamed bin Zajed, princin e kurorës së Abu Dhabit, ka publikuar një mesazh në Twitter në të cilin ka shkruar “Mbreti u bë kish!” dhe ka shtuar spekulimet në lidhje me vdekjen e mbretit Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite.
Faqja informative “Al-Jeum” e Egjiptit ka shkruar se Hamad Al-Mazru’ij, një personalitet i njohur dhe shumë i afërt me Muhamed bin Zajed, princin e kurorës së Abu Dhabit, pas shtimit të spekulimeve për vdekjen e mbretit Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite, ka publikuar një mesazh polemik dhe domethënës.
Ai në këtë mesazh në Twitter ka shkruar: “Mbreti u bë kish!”.
Ky mesazh ka ngjallur shumë polemika në rrjetet sociale dhe disa përdorues këtë mesazh e kanë konsideruar shpallje të vdekjes së mbretit të Arabisë Saudite.