Bombardohen disa zona në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95337-bombardohen_disa_zona_në_jemen
Avionët sauditë në 24 orët e fundit kanë  bombarduar disa rajone në Jemne.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2020 04:33 Europe/Tirane
  • Bombardohen disa zona në Jemen

Avionët sauditë në 24 orët e fundit kanë  bombarduar disa rajone në Jemne.

Agjencia Masira e lajmeve njoftoi se avionët sauditë kanë bombarduar të paktën 15 herë rajonet Khob dhe Shaaf pjesë e provincës Xhuf në veri të je meit. Gjithashtu edhe provinca Saade është bombarduar 5 herë nga avionët sauditë. Avionë agresorë të Arabisë Saudite duke shkelur armëpushimin kanë bombarduar disa herë qytezën Salif pjesë e provincës Hudejda. Akordi për vendosjen e armëpushimit në Hudejda është arritur më 6 dhjetor 2018 në prani të përfaqësuesve të Arabisë Saudite dhe Jemenit dhe në prani të Martin Griffiths përfaqësuesi special i OKB për Jemenin. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.