Koalicioni saudit vret përsëri civilë në Jemen
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë bombarduar një shtëpi në provincën Sa’de të Jemenit dhe kanë vrarë të paktën 3 civilë dhe kanë plagosur disa të tjerë në mesin e tyre edhe një grua dhe një fëmijë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se sulmet e avionëve luftarakë të koalicionit agresor saudit në provincën Sa’de kanë vrarë të paktën 3 civilë dhe kanë plagosur disa të tjerë.
Kanali televiziv Al Masira ka raportuar se koalicioni agresor saudit sot në mëngjes ka bombarduar shtëpinë një familje jemenase në lagjen Ghafira në qytetin Al-Dhahir të provincës Sa’de të Jemenit. Si pasojë e këtij sulmi janë vrarë tre civilë jemenas dhe janë plagosur disa të tjerë si dhe janë shkatërruar disa kokë bagëti.
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite sot në mëngjes kanë bombarduar edhe rajone të tjera të Jemenit.