Avionët sauditë sulmojnë qytetin Serevah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96076-avionët_sauditë_sulmojnë_qytetin_serevah
Avionët luftarakë të koalicionit saudit kanë sulmuar 5 herë qytetin Serevah në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 08, 2020 15:12 Europe/Tirane
  • Avionët sauditë sulmojnë qytetin Serevah

Avionët luftarakë të koalicionit saudit kanë sulmuar 5 herë qytetin Serevah në Jemen.

Burimet informative bëjnë të ditur se në qytetin Serevah të provincës Maareb janë dëgjuar 5 shpërthime të fuqishme pas sulmit të avionëve të koalicionit suaidt. Deri tani nuk ka informacione mbi viktimat e mundshme të këtij sulmi. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.