Arabia Saudite dhe armëpushimi në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96108-arabia_saudite_dhe_armëpushimi_në_jemen
Arabia Saudite njoftoi një armëpushim dy-javor në Jemen, por e shkeli atë që në orët e para të nisjes së armëpushimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2020 02:41 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite dhe armëpushimi në Jemen

Arabia Saudite njoftoi një armëpushim dy-javor në Jemen, por e shkeli atë që në orët e para të nisjes së armëpushimit.

Me shpërthimin e virusit të koronës në botë, Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres sugjeroi që të gjitha luftërat dhe konfliktet në botë të ndalen. Një nga luftërat më të rëndësishme në botë sot është lufta e koalicionit saudit kundër Jemenit, e cila ka shkaktuar katastrofën më të madhe humanitare në botë, ku 22 milion njerëz të popullsisë së Jemenit prej 24 milionësh që kanë nevojë për ndihma humanitare. Qeveria e Shpëtimit Kombëtar Jemen, e përbërë nga Ansarullah dhe aleatët e tij, përshëndeti ofertën e Guterres. Qeveria e dorëhequr Jemenit dhe Arabia Saudite gjithashtu mirëpritën ofertën në fjalë. Një zëdhënës i koalicionit saudit, Turki al-Maliki, mëngjesin e 9 prillit njoftoi nënshkrimin e një marrëveshje armëpushimi në Jemen, duke thënë se armëpushimi do të zgjaste dy javë dhe mund të shtyhej edhe më tej. Kjo nuk është hera e parë që Arabia Saudite në pesë vitet e fundit ka mirëpritur një armëpushim në luftën e saj kundër Jemenit. Marrëveshja e dhjetorit 2018 në Stokholm, e cila u mbikëqyr nga Kombet e Bashkuara, ishte e fundit ku Arabia Suadite pranoi një armëpushim. Sipas marrëveshjes, armëpushimi u krijua në rajonin al-Hudaidah, ku 70 përqind e importeve të Jemenit bëhen përmes portit të këtij qyteti. Sidoqoftë, Rijadi nuk iu përmbajt kurrë armëpushimit dhe sulmoi vazhdimisht provincën al-Hudaidah. Megjithëse marrëveshja e armëpushimit në provincën al-Hudaidah u zbatua në dhjetor 2018, forcat e koalicionit sauditë e kanë shkelur marrëveshjen më shumë se 55,000 herë, duke vrarë dhe plagosur më shumë se 5,000 jemenas.  Rrjeti televiziv jemenas Al-Masira citon burime ushtarake të kenë thënë se koalicioni agresor saudit vetëm marsin e kaluar shkeli armëpushimin në provincën Al-Hudaidah në perëndim të Jemenit 4428 herë. Kur Arabia Saudite tani ka pranuar një armëpushim në Jemen, gjeneral brigade Yahya Sari, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit, ka mohuar pretendimin e koalicionit saudit se ka ndaluar sulmet ndaj Jemenit dhe ka pranuar fillimin e një armëpushimi në vend duke shutuar se që nga nisja e armëpushimit Arabia Saudite ka bombarduar pjesë të ndryshme të Jemenit. Lëvizja jemenase Ansarullah njoftoi gjithashtu se koalicioni agresor saudit kishte kapur 14 anije që transportonin produkte të naftës dhe tre anije që transportonin ushqim për Jemenin, pavarësisht se kishin marrë një licencë ndërkombëtare nga Xhibuti. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. Prandaj, duket se njoftimi i armëpushimit është një taktikë e përdorur nga Arabia Saudite, e cila mund të zvogëlojë numrin e sulmeve, por nuk do të ndalojë sulmet ndaj Jemenit.