Rrëzohet një dron spiun i koalicionit saudit në veri të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96147-rrëzohet_një_dron_spiun_i_koalicionit_saudit_në_veri_të_jemenit
Një dron spiun i koalicionit saudit u qëllua dhe u rrëzua në provincën Xhizan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2020 16:29 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një dron spiun i koalicionit saudit në veri të Jemenit

Një dron spiun i koalicionit saudit u qëllua dhe u rrëzua në provincën Xhizan.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjeneral Brigade Jahja Sarei, në një mesazh të tij tha se Mbrojtja Antiajrore e ushtrisë dhe Komiteteve Popullore të lidhura me lëvizjen jemenase Ansarullah kishin qëlluar një dron spiun, që i përkiste koalicionit saudit, mbi provincën Xhizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite. "Në mes të një misioni spiunazhi, droni  u vu në shënjestër të një arme të përshtatshme dhe u rrëzua" shtoi ai. Gjatë javës së kaluar, ushtria jemenase ka rrëzuar disa dronë sauditë në Jemenin verior dhe perëndimor. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.