Hezbollahu plotësisht i gatshëm të përballet me Izraelin në çdo kohë
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sheik Naim Kasem deklaroi se lëvizja e rezistencës libaneze është plotësisht e përgatitur për konfrontim në rast se regjimi izraelit vendos të fillojë ndonjë akt agresion kundër Libanit.
"Më 11 Prill 1996, armiku izraelit u përpoq të mbillte farën e ndarjes midis Hezbollahut dhe popullit libanez përmes kryerjes së masakrave. "Disa shtete të botës komplotuan me sionistët pas të ashtuquajturit Samiti i Paqes në qytetin egjiptian Sharm El-Sheikh me qëllim që t'i jepnin fund lëvizjes së rezistencës", tha Sheikh Kasem në një intervistë ekskluzive me televizionin al-Manar të Libanit. "Qëndrueshmëria e lëvizjes së rezistencës (Hezbollahut), popullit dhe ushtrisë libaneze, megjithatë, e detyruan regjimin izraelit të pranojë humbjen poshtëruese, të ndalojë agresionin e tij ndaj Libanit dhe të pajtohet me faktin se Hezbollah rezervon të drejtën e zjarrit raketor në përgjigje të çdo sulmi sionist ndaj civilëve libanezë, "shtoi Sheikh Kasem. Ai shtoi se lufta e Prillit të vitit 1996 themeloi parimin e parandalimit dhe ekuilibrit të fuqisë, të cilit iu nënshtrua regjimi i Tel Avivit, duke theksuar se Hezbollah tani është i gatshëm të përballojë çdo agresion izraelit në Liban kurdo që të ndodhë. Gjatë agresionit ushtarak 16-ditor, regjimi izraelit bombardoi një grup civilësh të strehuar në një kamp të OKB në Kafr Kana, duke vrarë mbi njëqind civilë shumica fëmijë, duke shkaktuar kritika të ashpra ndërkombëtare. Lufta përfundoi në 27 Prill të atij viti nga një marrëveshje armëpushimi që ndalonte sulmet ndaj civilëve, pa arritur asnjë rezultat për regjimin e Tel Avivit.